LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Aksident, “Ford-i” përplaset me autobusin, plagoset shoferi

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak çastesh në aksin “Fier–Patos”, në fshatin Portëz.

Burimet bëjnë me dije se një makinë tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës “Fier–Roskovec”.

Për rrjedhojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit.

Sakaq thuhet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article