Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor ”Pogradec-Korçë”.
Drejtuesi i makinës me iniciale D.XH., ka përplasur një këmbësore me iniciale E.M., 43 vjeçe, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.




