Një automjet tip “Range Rover” është përplasur me barrierën e hekurt anësore në bypass-in e Lushnjes. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të neutralizuar trafikun e krijuar.
Sipas të dhënave paraprake, dy personat e transportuar në spital rezultojnë me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.




