Procedohet 1 person në Gjirokastër, kanosi 1 person përmes rrjeteve sociale, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit E.S., ka regjistruar procedimin penal për veprën “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Nga të dhënat, rezulton se më datë 22 prill shtetasi E.S. ka kallëzuar faktin se shtetasi A.M e ka kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kanosja ka ardhur si reagim i opinioneve që shtetasi E.S ka shprehur lidhur me një subjekt zgjedhor”, njoftoi prokuroria e Gjirokastrës.

Prokuroria e Gjirokastrës bëri me dije se “sipas kallëzimit, pretendohet se shtetasi A.M ka përdorur jo vetëm gjuhë kërcënuese por edhe imazhe intimiduese.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave, që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Share This Article