Zgjedhjet/ Vidhet vula e KZAZ në Dropull, nisin hetimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Vula e KZAZ në Dropull është vjedhur.

Mësohet se sekretari i kësaj KZAZ-je ka bërë denoncim në Polici në lidhje me mungesën e vulës.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por po vazhdohen hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article