Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, në ditët e mëngjesit të sotëm.
Raportohet se i plagosur ka mbetur F. M., i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë, ku është dërguar në kryeqytet për mjekim të avancuar.
Bëhet e ditur se të plagosurin kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive, ku ai ka qenë duke bërë roje ditë nate, kur personat kanë hyrë dhe kanë qëlluar.
Ndërsa tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krërë bagëti (dele).
Personat që kanë kryer plagosjen janë 3 dhe policia është në kërkim të tyre.