Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
40-vjeçari shqiptar po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe një tjetër makinë policie por të veshur civilë ju vu në ndjekje.
Policët italianë arritën ta kapin shqiptarin në rrugën “Luisa Fantasia” në Fogia, dhe gjatë kontrollit të makinës panë që shqiptari ishte shumë i shqetësuar.
Ata ushtruan një kontroll të detajuar në mjet, ku gjetën një pallë çelësa të një makine të dytë, për të cilën shqiptari nuk dha asnjë shpjegim.
Kjo bëri që oficerët të kryenin një kontroll më të imtësishëm në mjetin e dytë të shqiptarit dhe në banesën e tij.
Brenda mjetit të dytë u gjetën 16.500 euro cash dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg.
Më pas u krye kontrolli në shtëpinë e 40-vjeçarit, ku u zbulua një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike, një mikser, 1 presë hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitjen e blloqeve, makina me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë dhe lëndë prerëse, të cilat u sekuestruan bashkë me paratë.