VIDEO/Fluks turistësh dhe në dimër në Gjirokastër

Jugulajm.net
2 Min Read

Gjirokastra po njeh fluks të madh të vizitorëve sidomos të huaj përgjatë muajit prill.

Tendenca është gjithnjë e në rritje dhe kjo si pasojë e promocionit që kanë bërë agjencitë turistike vendase por dhe ato të huaja. Në vlerësimin e turistëve të huaj që përditë i shikon me grupe nëpër rrugët e gurta të Pazarit Karakteristik të qytetit, Gjirokastra është një qytet mjaft i veçantë në raport me qytetet e tjera që kanë qenë në guidën e vizitave prej agjencive turistike që i kanë shëtitur.

Vihet re muajt e dimrit një rritje e konsiderueshme e turistëve grekë në qytet, por nuk kanë munguar as ata perëndimorë. Në shumicën e rasteve për herë të parë në këtë sezon të ftohtë, qytetin e kanë vizituar edhe mjaft turistë nga Spanja, Kroacia, Britania e Madhe, Irlanda çka përbën një risi. Në fokusin e interesit ata përzgjedhin kështjellën e qytetit, e më pas dhe objektet e tjera të sugjeruara prej tyre. Por komplimentat për tërësinë e qytetit nuk mungojnë.

Në bazë të vlerësimeve të marra prej DRKK Gjirokastër, prej 1 janarit të këtij viti e deri më 15 prill, Gjirokastrën e kanë vizituar 17.879 vizitorë. Në këtë shifër hyjnë edhe vizitorët vendas. Ndërsa po të krahasojmë këtë shifër me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 1500 vizitorësh çka është tregues se interesi për qytetin e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO, po vjen gjithnjë e në rritje.

 

Share This Article