Deputeti demokrat per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar per kercenimin me jete te gazetarit te ”Jugulajm”, Piro Nase, nga Jton Muxhaj, militanti socialist i Mirela Kumbaros dhe Flamur Golemit.
Permes nje postimi ne fb deputeti Shehu i ka kerkuar organeve ligjzbatuese, që të marrin menjëherë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe për të ndëshkuar kërcënimet dhe autorët pas tyre.
Ja reagimi i plote i Shehut:
KERCENOHET MEDIA
Frika nga ndëshkimi me votë i ka çuar pushtetarët të përdorin shantazhin dhe kërcënimin, madje edhe ndaj gazetarëve.
Dje, gazetari i mirënjohur P.N është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve nga persona të lidhur me fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për arsye thjesht politike.
P.N e ka bërë denoncimin pranë organeve ligjzbatuese, të cilat u bëj thirrje publike të marrin menjëherë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe për të ndëshkuar kërcënimet dhe autorët pas tyre.
Askush nuk duhet të kërcënohet. Liria e medias dhe siguria e qytetarëve janë vija të kuqe.
