Kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IKMT-së, lejuan ndërtime të paligjshme

Jugulajm.net
2 Min Read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin e Fierit – Berat ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke caktuar masa sigurie për 6 punonjës të dy institucioneve të ndryshme.

Masat, që përfshijnë pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, janë vendosur ndaj tre punonjësve të policisë dhe tre punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Punonjësit e përfshirë janë:

Y. K. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier

I. B. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier

D. K. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier

A. X. – Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër

SH. XH. – Inspektor pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër

K. Y. – Inspektor pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër

Hetimet e zhvilluara nga AMP kanë zbuluar dyshime të forta që këta punonjës të policisë dhe IKMT-së, në bashkëpunim, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm në territorin e Bashkisë Mallakastër.

Sipas hetimeve, ata janë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndihmën në ndërtimin e paligjshëm të objekteve në këtë zonë.

Share This Article