Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportim vjetor për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka vendosur disa herë theksin tek rritja e bashkëpunimit që Prokurorët e SPAK kanë me organet ligjzbatuese në Europë dhe se tanimë nuk janë më pritës, por edhe bashkëpunëtorë dhe partnerë.
Ndërsa zbuloi dhe sa është rritur përqindja e pasurive të sekuestruara dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit.
Dumani: 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023, tha Dumani si dhe zbuloi se për herë të parë është sekuestruar një portofoll digjital me kripto, mbi 10 milionë euro.
“Përvoja e viteve nga ka bërë prokurorët profesionistë në gjurmimin dhe konfiskimim e pasurive më lehtë. Këtë vit për herë të parë kemi sekuestruar një portofol me kripto mbi 10 milionë euro.
Me shumë vështirësi e realizuam sepse duhej punë për të identifikuar paratë digjitale. Sekuestrimi u realizua në bashkëpunim me europolin e Blegjikës, Zvicres dhe Spanjës.