Procedohet 41-vjeçari nga Këlcyra, u kap duke ndërtuar pa leje

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article