Sot, në një ceremoni të shënuar në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”, me praninë e besimtarëve dhe përfaqësuesve të kishave të ndryshme të botës, po fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi.
Në këtë ceremoni, marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe të historisë së Greqisë.
Sakaq, ditën e diel, Joan Pelushi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërsa duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998.