Ditën e sotme teksa fliste në Kongresin e PS, deputetja socialiste per Qarkun Gjirokaster, njekohesisht edhe ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se duhet t’i qepemi torbave prej cope.
Kumbaro foli edhe për gjoba për ata që i përdorin pasi ligji për mos-përdorimin e qeseve plastike është miratuar.
Ajo citoi pyetësorët e Këshillimit Kombëtar pasi sipas sondazhit të fundit, 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.
“Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.
Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.”– tha Kumbaro ndër të tjera.