Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.
“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.
I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton Ambasada.