VIDEO/Revoltë në Memaliaj, dhjetëra fshatra në terr banorët një javë pa energji elektrike,

Jugulajm.net
2 Min Read

Banorët e katër njësive administrative në Memaliaj Buz, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës, kanë një javë pa energji elektrike.

Banorët e këtyre njësive vendore po vuajnë mjaft nga kjo problematikë e cila nuk është e re por e trashëguar qysh prej kohës kur u prish sistemi. Me dhjetëra banorë janë tubuar në Luftinjë për të protestuar për mungesën e energjisë elektrike dhe për t’i bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa konkrete në zgjidhjen e kësaj problematike dhe marrjen fund një herë e mirë të problematikave që rrjedhin nga ajo.

Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike janë pothuajse të amortizuara dhe sipas banorëve në to nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh. Pamjet flasin vetë përmes kësaj kabine elektrike që është tërësisht e ekspozuar karshi kushteve atmosferike apo dhe e pambrojtur, por edhe përmes kësaj shtylle të tensionit të lartë që është në prag të rënies totale. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente prej OSHEE për këtë situatë e cila është e përhershme sa herë që bie shi i imët apo fryn erë.

OSHEE nuk ka reaguar për këtë situatë jot ë re për t’a. ndërkaq Bashkia e Memaliajt institucionalisht ka kërkuar spegime për këtë gjendje por që deri tani nuk ka marrë asnjë lloj reagimi zyrtar për këtë problematikë.

Share This Article