FOTO/ Skandal, i dënuari për drogë pjesë e stafit të kandidatit të Kumbaros dhe Golemit

Jugulajm.net
2 Min Read

Nga Telnis Skuqi

Një trafikant droge nuk është thjesht një shkelës i ligjit. Ai është një njeri që ka shkatërruar jetë. Që ka futur të rinjtë në një rrugë pa kthim. Që ka fuqizuar kultivuesit dhe ka ndërtuar rrjete kriminale mbi kurrizin e shoqërisë.

Dhe sot, ai nuk është më në hije. Nuk fshihet. Nuk kërkon falje. Përkundrazi, është ulur në tryezën e politikës. Me kokën lart. Si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.

Jo vetëm kaq. Kandidati i kësaj partie në Gjirokastër e ka bërë edhe më të qartë. Ai nuk është distancuar. Nuk ka refuzuar. Nuk ka heshtur. Përkundrazi, ka bërë publik një takim ku trafikanti është një nga të pranishmit.

Një kandidat që nuk e kupton këtë realitet është ose i verbër, ose pjesë e problemit. Një kandidat që nuk distancohet nga krimi, ose është i pashkolluar politikisht, ose është një vegël në duart e atyre që e kontrollojnë pushtetin në prapaskenë.

Dhe nëse sot ai nuk sheh asgjë të gabuar në këtë fotografi, çfarë do të shohë si të gabuar kur të jetë në pushtet?

Trafikanti është aty. Ai ka vendin e tij në politikë, dhe kandidati, duke e përqafuar këtë realitet, po na tregon të gjithëve se nuk ka më kufij mes krimit dhe pushtetit.

Share This Article