Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë, rreth orës 11:00, në Gessopalena në provincën e Chietit, ku humbi jetën një i ri 31-vjeçar.
Viktima Gentjan Muça, me origjinë shqiptare punonte në një kompani bujqësore vendase dhe po udhëtonte me një traktor në lagjen Mandrini kur ndodhi përmbysja tragjike.
Traktori, i cili drejtohej nga Muça, humbi kontrollin dhe u përmbys, duke përfunduar në një kanal të mbushur me pemë dhe shkurre.
Muça mbeti poshtë mjetit, dhe përpjekjet e zjarrfikësve, Karabinierëve të Torricella Peligna dhe ekipit të helikopterit të urgjencës 118 nga Pescara për ta shpëtuar, ishin të kota. Kur mjekët mbërritën në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë.
Një kalimtar rastësor dha alarm dhe autoritetet ndërhynë menjëherë. Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Lanciano, nuk u gjet asnjë shenjë që të tregonin përgjegjësinë e palës së tretë, dhe për këtë arsye trupi i pajetë u kthye në familje për t’u përgatitur për funeralin.
Sipas mediave italiane Gentjan Muça, la pas gruan, prindërit, vëllezërit dhe motrën, ndërsa trupi i tij do të prehet në vendlin djen e tij në Shqipëri.