Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga pajisja e kondicionerit.
Për arsye sigurie, policia ka evakuuar banorët e pallatit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar ose për probleme të shkaktuara nga tymi. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.
Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.