Ish-Presidenti Bujar Nishani, eshte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se gjirokastriti Nishani, është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusin, pasi pati të nevojshme ndihmën mjekësore.
Ish-kreu i shtetit po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid. Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.
Megjithatë rasti i Nishanit po ndiqet me kujdes dhe në rast përkeqësimi të mëtejshëm mund të dërgohet për mjekim më të specializuar jashtë shtetit.