Procedohet 55-vjeçari lazaratas, përdorte 1 autobot të trafikuar

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 55 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se autoboti që përdorte, është i trafikuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar autoboti dhe dokumentacioni i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article