Veliaj i mori telefonin policit brenda në furgon, polici para SPAK-ut: E bërë nga frika se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetime ndaj policëve të burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Durrësi në Apelin e GJKKO-së. Hetimi është iniciuar pasi ka rezultuar se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të kryer telefonata.

Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar se i kishte lejuar Veliajt përdorimin e telefonit të tij, duke deklaruar se e kishte bërë këtë nga frika.
Më 13 mars, Gjykata e Apelit e Posaçme refuzoi kërkesën për lirim me garanci pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të vendosur një muaj më parë nga shkalla e parë.

Erion Veliaj është një nga politikanët më të lartë në Shqipëri që ndodhet nën hetim dhe arrest. Prokuroria e akuzon atë për përfitime të paligjshme përmes familjarëve apo personalisht nga biznesmenë në nëntë raste të ndryshme. Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

Share This Article