VIDEO/ Shpërthen bombula e gazit, merr zjarr banesa

Jugulajm.net
1 Min Read

Një banesë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombule gazi.

Incidenti ndodhi në një apartament në një bllok banimi në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të marte.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale janë të konsiderueshme.

Efektivët zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të izolojnë flakët brenda pak minutash, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesa të tjera të pallatit.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e shpërthimit, ndërsa banorët e zonës janë alarmuar për shkak të flakëve intensive.

Share This Article