Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka dëmtuar automjetin në përdorim të një punonjësi të Policisë Bashkiake, Tepelenë, dhe në pronësi të bashkisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.