Parashikimi i motit për sot…

Jugulajm.net
1 Min Read

Dita e martë me mot të paqëndrueshëm!

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era nga kuadrati i jugut, deri në 18 m/s.
Deti – Valëzim deri në 3-5 ballë.

Share This Article