Aksident, përplasen 3 makina, 1 person plagoset rëndë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share This Article