Policia Rrugore e Gjirokastër ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅Gjatë muajit shkurt, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.
✅Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️janë ndëshkuar administrativisht 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;
✔️janë ndëshkruar 40 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔️janë ndëshkuar 268 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✔️janë ndëshkuar 43 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️janë ndëshkuar 506 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️janë ndëshkuar 212 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️janë ndëshkuar 342 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
🚓Policia Rrugore e Gjirokastër apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor🚦.




