Prangoset vajza 19-vjeçare, shfrytëzonte 2 motra për pro*titucion

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 19-vjeçare në Berat është vendosur në pranga pasi shfrytëzonte dy motra për ushtrimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të policisë motrat, njëra 19 dhe tjetra 15-vjeçe do të hetohen në gjendje të lirë.

“Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera”, informoi sot policia.

 

Share This Article