Aksident, përmbyset zetori, humb jetën drejtuesi 62-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me humbje jete është regjistruar këtë të diel.

Nga informacionet paraprake mësohet se nje  62-vjeçar duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor dhe për pasojë zetori është përmbysur në një kanal, duke e zënë poshtë.

Bashkëfshatarët janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por fatkeqësisht 62-vjeçari nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë.

Share This Article