Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 59 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia, bagëti të imëta.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi penal dhe për shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavijë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e 59-vjeçarit, në hyrje të Shqipërisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.