Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. R., 39 vjeçe, banuese në fshatin Kutal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë një shtetase të moshuar, e cila si pasojë është rrëzuar dhe dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.