LAJM I FUNDIT/ Gjendet 1 person i pajetë në rrugë, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në Lezhë.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë është konstatuar në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën, si pasojë e përplasjes nga automjetet, por pritet kryerja e autopsisë për të të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Share This Article