Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e Re në Shkodër.
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi, Pavlin Preka, rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.