Prangoset 39-vjeçari, ishte në kërkim për vrasje

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 39-vjeçar me inicialet E.V (K), i akuzuar për “vrasje” nga autoritetet spanjolle është arrestuar sot në Kamëz, me qëllim ekstradimin.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për vrasje.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë. Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.
Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja  me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit: E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Share This Article