Greqi, shqiptari 19-vjeçar humb jetën, po punonte kur çatia…

Jugulajm.net
1 Min Read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, sipas mediave greke, u zu poshtë nga çatia që u shemb, teksa po punonte në një objekt në Santorini.

Pas ngjarjes së rëndë, pronari i objektit së bashku me personin përgjegjës për punën e 19-vjeçait u arrestuan nga policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje, ndërsa ka sqaruar se shembja e çatisë nuk lidhet me tërmetet e rëna së fundmi në Santorini.

Share This Article