Merr zjarr tarraca e 1 objekti 4-katësh, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë.

Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet, që zjarri mund të ketë ardhur, si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike.

Zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij.

Share This Article