Shqiptarja kapet me drogë në aeroportin e Athinës, vinte nga Spanja dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Autoritetet policore greke kanë arrestuar një shqiptare, e cila është kapur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës me një sasi të madhe marijuane.

Ajo sapo kishte mbërritur nga Spanja.

Sipas Policisë, ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “El. Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptares i janë gjetur pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve.

Gjithashtu i janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.

Share This Article