Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.