Një stallë me gjedhë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale fshatin Armenë, në Bashkinë Selenicë.
Mësohet se objekti ishte në pronësi të shtetasit Bardhosh Haxhiraj. Si pasojë e zjarrit janë djegur 22 krerë gjedhë, mes tyre lopë dhe viça, çka përbën një goditje të rëndë për ekonominë e fermerit.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se stalla është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




