Mbrëmjen e djeshme një i ri shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi.
Protothema.gr, bën me dije se ka humbur jetën 32-vjeçari me origjinë shqiptare K.T, ndërsa i palgosur rëndë ka mbetur një 26-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.
Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me një mur dhe është përmbysur.
Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.
Dy të rinjtë u dërguan fillimisht në Spitalin e Messolongut ku u shpall i vdekur 32-vjeçari K.T.
Ndërsa 26-vjeçari është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
K.T ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Agrinio. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit.