Këtë të diel moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, në të gjithë territorin.
Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e në disa zona me shtrëngata afatshkurtra.
Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4 ballë.