EMRI/ 1 i burgosur arratiset nga burgu, policia nis kërkimet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një i burgosur është arratisur nga ky institucion e sigurisë.

Burime të besueshme kanë bërë me dije se i arratisuri është Daut Laze, i cili ishte arrestuar më parë për akuzat e dhunës në familje.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë angazhuar për gjetjen dhe kapjen e tij.

“Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij”.

Share This Article