Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Strasburgut. Viktima është identifikuar si Sabit Haxhiaj, 37-vjeç, u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit.
Mësohet se 37-vjeçari jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e 1 shkurtit.
Ende nuk dihet shkaku ndërsa priten rezultatet e autopsisë. Haxhiaj, kishte bërë kërkesë për strehë urgjente më 24 janar por rasti i tij u la në pritje, e për fat të keq ai vdiq një javë më pas. 37-vjeçari jetonte në Strasburg që prej moshës së fëmijërisë