Një 31-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi në banesën e tij u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin pas veprimeve të bazuara në inteligjencën policore.
Policia ushtroi kontroll në banesën e 31 vjeçarit në fshatin Bishqem, ku dyshohej se mbante armë pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë gjetur armën e zjarrit dhe municionin përkatës.
Për këtë veprim, 31-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.