FOTO/ Aksident, “Audi” merr para makinat e parkuara, shoferi përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit, pranë varrezave të dëshmorëve, një automjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur makinat e parkuara anash rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pesë automjete.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi i Audit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka qenë shpejtësia e Audit që ka shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.

Share This Article