Humb jetën 70-vjeçari, po mblidhte qershi teksa…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotmem, ku sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçari ishte duke mbledhur qershi së bashku me djalin e tij dhe disa të afërm të tjerë në fshatin Mollas të Kolonjës. Mësohet se ai ka zbritur nga pema pasi nuk po ndihej mirë, ndërsa pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima kishte pasur më herët një ndërhyrje në zemër. Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, priten rezultatet e autopsisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Share This Article