Efektivët e stacionit Gardone Val Trompia në Marcheno (BS) të Italisë, arrestuan tre shtetas shqiptarë, pa precedentë penalë, për posedim për qëllime trafikimi të lëndëve narkotike.
Gjatë një postblloku, patrulla ndaloi një automjet me targa shqiptare, që shërbente për transportin e personave, në të cilin udhëtonin tre personat.
Kur u pyet për destinacionin e mjetit, shoferi nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të vlefshme.
Nisur nga qëndrimi evaziv dhe nga përgjigjet e dhëna, policët kryen një kontroll të brendshëm të mjetit, në të cilin ishin vendosur disa valixhe dhe qese plastike.
Në disa prej tyre u gjetën 60 pako kokaine të mbyllura me nxehtësi, për një total prej 60 kg lëndë narkotike.
Të tre burrat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Brescias.