Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.
Shtetasi N.H. kishte ndaluar makinën dhe ishte duke kaluar rrugën për të shkuar për të korrur bar në një parcelë, kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një 54-vjeçar.
“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.