Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.
Në 16 shtator, Altin Dumani u takua me zyrtaren e lartë amerikane, Colleen Hyland. Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së i shprehu mbështetjen e plotë te institucioni që Dumani drejton.