Teksa moti i keq pritet të përfshijë gjithë vendin, Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për reshje të dendura shiu në orët e ardhshme, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona të qytetit.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin qarkullimin në zona me rrezikshmëri të lartë dhe të mos parkojnë automjetet në rrugë që shpesh përmbyten gjatë reshjeve intensive.
Zonat për të shmangur parkimin e automjeteve janë:
Pranë “Albano & Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi
Shkolla “Halim Xhelo”
Bashkia i bën apel qytetarëve të ndjekin këto udhëzime për të shmangur dëmet materiale dhe situatat e rrezikshme që mund të krijohen nga moti i keq.